Një person ka vdekur brenda 24-orëve të fundit në Shqipëri, si pasojë e prekjes nga COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka njoftuar se edhe 642 raste të reja pozitive janë regjistruar nga 1.708 testime të kryera.
Me 5.172 të shëruarit brenda kësaj periudhe, numri i përgjithshëm i të shëruarve ka shkuar në 314.020.
Me këtë rast edhe numri i rasteve aktive ka rënë në 2.498.
Në njoftimin e MSH-së së Shqipërisë thuhet se 28 të infektuar me koronavirus janë duke u trajtuar në spitalin COVID-3 në Tiranë.