Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku ka reaguar pas deklarimeve të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti se rreziku i një konflikti me Serbinë është i lartë.
Në një intervistë për median italiane “La Repubblica“, Kurti u shpreh se mundësitë për një luftë në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në Kosovë janë shumë të larta.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë reagimin e tij në Facebook, Abdixhiku thotë se paniku rreth luftës e destabilitetit është në interesin e vetëm të presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe Serbisë, teksa mesazhi i Kurtit për luftë e dëmton imazhin e Kosovës në skenën ndërkombëtare.
Abdixhiku ka thënë se Kurti ka arritur t’i bëjë konkurrencë lajmeve të mira që vera kulturore e Prishtinës dhe Kosovës prodhoi.
“Kurti flet për luftë. Ky është lajmi i mediave ndërkombëtare për Kosovën sot. Jo për investime, jo për integrime, por për luftë në Kosovë. Kaq për mesazhin tonë nëpër botë. Dhe kështu, me mjeshtërinë e sherrit të një axhamie, ai arriti t’i bëjë konkurrencë të fortë lajmeve të mira që vera kulturore e Prishtinës dhe Kosovës ka prodhuar në po të njëjtat media tash e sa kohë. Pyesni sot kompanitë kosovare se çfarë mesazhe marrin nga bashkëpunimet e tyre nëpër botë. Cili i marrë investon në një shtet kryeministri i të cilit paralajmëron luftë? Njëmijë Dua Lipa s’bëjnë punë më. Kosovës i duhet stabilitet dhe zhvillim. Shteti ynë përveç sigurisë vetanake ka dhe aleancën më të madhe ushtarake, atë të NATO-s, që garanton sigurinë tonë territoriale ndaj çdo agresioni të mundshëm. Kjo është e vërteta jonë; dhe këtë të vërtetë duhet ta ushqejmë çdo ditë - duke forcuar veten në siguri e duke përforcuar aleancën me NATO-n si synim historik. Paniku ndërkombëtar rreth Kosovës së luftës e krizës e destabilitetit është interes veç i Vuçiqit e i Serbisë”, ka shkruar Abdixhiku.