Protestë kundër shtrenjtimit të çimentos për 58.27% për ton brenda vitit

Protestë kundër shtrenjtimit të çimentos për 58.27% për ton brenda vitit
Rinesa Qorri
Që nga fillimi i vitit 2022 çmimi i çimentos ka shënuar rritje prej 58.27%, duke shënuar kështu rritjen e tretë brenda këtij viti.
E si shenjë proteste ndaj rritjes së çmimit të çimentos përfaqësues të bizneseve dhe të sektorit të prodhuesve të betonit kanë vendosur dhjetëra maune në rrugën që shpie tek kompania “Sharr-Cem” në Han të Elezit.
Përfaqësuesi i Shoqatës së Betonierave të Kosovës, Naim Mahmutaj, ka thënë se rritja për herë të tretë e çmimit të çimentos po i vendos në pozitë të pafavorshme bizneset.
“Së fundmi nga fabrika e çimentos ‘Sharrcem’ jemi njoftuar për ngritje të sërishme të çmimeve të çimentos për plus 17.81 euro për ton, duke përfshirë TVSH-në, që do të hyjë në fuqi nga sot, 8 gusht 2022. Kjo është ngritja e tretë e çmimit të çimentos brenda këtij viti. Meqenëse nga data 1 janar 2022 deri më sot çmimi i çimentos është ngritur nga 82.01 euro për ton në 129.80 euro, apo 58.27 për qind”.
Planifikimi i bizneseve dhe projektet ndërtimore zgjasin me vite, andaj ngritja kaq e shpeshtë dhe kaq e lartë e çmimit të çimentos na ka vënë në pozita të pafavorshme dhe e bën të papërballueshëm vazhdimin e aktivitetit tonë me kushtet dhe çmimet e kontraktuara me klientët tanë”, tha Mahmutaj.
Ngritja e çmimit të çimentos sipas prodhuesit të betonit Bujar Avdyli do të ndikojë edhe në ngritjen e çmimeve të produkteve të betonit.
“Duket se kjo është ngritja e tretë me radhë për këtë vit, arsyetimet për shtrenjtim të energjisë elektrike dhe shkaku krizës globale si rrjedhojë e agresionit rus në Ukrainë, nuk besojmë që qëndron kjo. Por duhet t’u bëjmë me dije të gjithë qytetarët se kjo do të ndikojë në ngritjen e çmimit të produkteve të betonit, të banesave, lokaleve afariste, pra do të prekë të gjithë qytetarët”, tha Avdyli.
Protestuesit kanë thënë se janë të papranueshme për ta ngritja e shpeshtë e çmimeve dhe mungesa e arsyetimit përmbajtjesor për këto ngritje.
Sot protestohet kundër rritjes së çmimit të çimentos
Sot kur hyn në fuqi ngritja e sërishme e çmimit të çimentos, përfaqësues të bizneseve të sektorit të prodhuesve të betonit që po përballen me këto rritje do të protestojnë para kompanisë Sharr-Cem.
Protesta do të fillojë në ora 10:00, ku bizneset në fjalë do të kundërshtojnë ngritjen e çmimit të çimentos, ndërsa ishte paralajmëruar të shtunën, pas një takimi urgjent në kuadër të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë.
Përball kësaj situate, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë ka kërkuar që të ndërmerren masa të menjëhershme nga ana e institucioneve të vendit, përkatësisht nga ana e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë e Tregtisë, ndërsa bizneset që preken nga këto çmime kanë paralajmëruar edhe hapa të tjerë në rast të mos reflektimit nga kompania e çimentos, Sharr-Cem.
“Ngritja e serishme të çmimit të çimentos për +17.81€/T (duke përfshirë TVSH-në) që do të hyjë në fuqi nga data 08.08.2022, është ngritja e tretë e çmimit të çimentos në vitin 2022... Ngritja e shpeshtë e çmimit, pa paralajmërim paraprak dhe në afat shumë të shkurtër, e mungesa e arsyetimit përmbajtjesor për këto ngritje, po shkakton shumë sfida në operimin e bizneseve të sektorit të prodhuesve të betonit dhe përmbushjen e kontratave që këta të fundit kanë me klientët e bashkëpunëtorët. Si arsyetim për këto ngritje, nga ana e Sharr-Cem konsiderohet të jetë rritja e çmimit të energjisë, e cila nga ana e prodhuesve të betonit gjithashtu konsiderohet si argument i pamjaftueshëm dhe i papranueshëm”, thuhet në komunikatën e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Parashikimi i motit

Rashiti: Fondi Sovran ia mundëson shtetit të ndërhyjë në ekonomi

Sveçla: Kushdo që tenton destabilizimin, e ka vendin në burg

Jashari: Danimarka e sheh Kosovën si shtet serioz

Kurti takon përfaqësuesit e QUINT-it: Për mbajtjen e zgjedhjeve duhet marrëveshje ndërshtetërore

Ndasi brenda njësive në shtesa të rrezikshmërisë, policët kufitarë të pakënaqur

Osmani pret në takim Hovenierin, diskutojnë për sigurinë në Kosovë

1 vit pas vrasjes së shtatzënës – rasti pa epilog

Mustafa për Fondin Sovran: Improvizim i kësaj Qeverie, s'është zhvillimor

Hajdari: Manipulimet me çmime po vazhdojnë

Lavrov: OSBE-ja u shkatërrua kur NATO bombardoi Serbinë dhe mori Kosovën
