Arbëri

UP-ja rangohet më poshtë se universitetet e rajonit, kërkohet reformim

 

Mbi 2 mijë pozita më poshtë renditet Universiteti i Prishtinës në krahasim me atë të Beogradit, i cili qëndron më së miri në rajon, në përditësimin e fundit të ranglistës prestigjioze “Webometrics” të publikuar në muajin gusht.

Ranglista që mat të gjitha universitetet botërore duke u bazuar në cilësi dhe në impaktin e tyre në internet, rangoi UP-në në pozitën e 3.031, katër pozita më poshtë se në ranglistën paraprake të publikuar në janar të këtij viti.