Arbëri

AAK-ja kërkon që në Bruksel më 18 gusht të mos diskutohet për çështje teknike

Kryesia e AAK-se

Aleanca e Ardhmërisë së Kosovës ka kërkuar nga Qeveria që në takimin e radhës më 18 gusht në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të mos ketë kthim prapa e të mos diskutohet për çështje teknike.

AAK-ja të premten ka mbajtur mbledhje të Kryesisë ku nga Qeveria është kërkuar të ndiqet agjendja e marrëveshjes finale me Serbinë.

“Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, është kërkuar vazhdimi i agjendës së dakorduar me Sekretarin e Shtetit Antony Blinken, drejt përmbylljes së dialogut për njohje reciproke me Serbinë. Po ashtu Kryesia e Aleancës, ka kërkuar nga qeveria e vendit, që në takimin e radhës në Bruksel, të mos ketë kthim prapa, e të mos diskutohet për çështje teknike, por të ndiqet agjenda e marrëveshjes finale me Serbinë”, thuhet në postimin e kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj në Facebook.