Arbëri

Monitorimi shpërfaq numër të lartë të aktiviteteve ilegale që e dëmtojnë mjedisin

 

Çështja e mjedisit në Kosovë, si nga organet shtetërore të nivelit qendror ashtu edhe nga ata të nivelit lokal duhet të trajtohet me prioritet më të lartë, kanë vlerësuar monitorues nga organizatat joqeveritare “EC Ma Ndryshe”.

Duke i prezantuar të dhënat nga raporti i monitorimit të sektorit të mjedisit për vitin 2021 në nivel qendror dhe në atë komunal, ata kanë pohuar se me gjithë veprimet e ndërmarra, aktivitetet ilegale që e degradojnë dhe e dëmtojnë mjedisin janë ende në numër shqetësues.