Arbëri

1.187 të infektuar me koronavirus të martën, shkon në 10.000 numri i rasteve aktive

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të martën se në 24 orët e fundit janë regjistruar 1.187 raste pozitive me koronavirus, nga 3.022 testime të kryera.

Sipas MSH-së, në 24 orët e fundit janë shëruar 613 pacientë, derisa në total numri i rasteve aktive tash është 9.820.

Gjatë kësaj periudhe janë vaksinuar 185 persona.

Deri më tani, me dozën e parë janë vaksinuar 903.842 persona, me të dytën 824.123, me të tretën 104.442, ndërsa me dozë të katërt 1.139.