Arbëri

Lajçaku thotë se Kosova e Serbia janë “dy fjalë afër” marrëveshjes për të pagjeturit

 

Marrëveshja për të pagjeturit është njëra nga 3-4 marrëveshjet që Kosova e Serbia janë afër nënshkrimit, ka thënë emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.

Në një intervistë për televizionin publik të Kosovës, Lajçak ka thënë se për këtë marrëveshja 99.5 për qind e tekstit është dakorduar e se duhet vetëm vullneti politik.