Arbëri

Turqia i dhuron uniforma kamuflazhi FSK-së

 

Ministria Turke e Mbrojtjes i ka dhuruar uniforma kamuflazhi Forcës së Sigurisë së Kosovës. Bëhet fjalë për uniforma ushtarake të bardha.

“Donacioni përkatës përmban një kontingjent të uniformave ushtarake të kamuflimit në borë për nevojat e njësive taktike manovruese të FSK-së”, ka shkruar ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, të martën në Facebook.