Arbëri

Një i vdekur e 852 të infektuar me COVID-19 të dielën

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se të dielën një person ka vdekur nga COVID-19 e 852 të tjerë kanë rezultuar pozitivë.

Sipas MSH-së, gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 2.201 persona, e janë shëruar 394 pacientë.

Numri i rasteve aktive është 5.359.