Arbëri

Zogaj e sheh ftesën e Thaçit si favorizim ndaj PAN-it

 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ftuar partitë politike në një takim konsultativ për të caktuar datën e konstituimit të Kuvendit.

Ftesa e presidentit Hashim Thaçi po konsiderohet e vonuar nga analisti politik, Petrit Zogaj. Në një bisedë për Ekonomia Online, Zogaj ka thënë se presidenti po mundohet që të favorizojë koalicion PAN në mënyrë që të sigurojnë votat e mjaftueshme për formimin e qeverisë.