Zëvendësministër i Drejtësisë, Blerim Sallahu, deklaroi se ka zyrtarë të shtetit me pasuri të pajustifikueshme, duke shtuar se Byroja për Konfiskimin e Pasurisë do ta qartësojë këtë.
Ai shtoi në DESK-un e KTV-së të enjten se me kalimin e projektligjin për Byronë për konfiskim të pasurisë, i jepet drita e gjelbër nisjes verifikimit të pasurisë së personave të caktuar.
“Nuk njeh dallim etnik, fetar, politik”, tha ai, derisa shtoi se ka zyrtarë që janë pasuruar në kurriz të popullit.