Arbëri

Blinken e Borrell: Avancimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë në BE, çelësi i forcimit të kontinentit

 

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Bliken, në një deklaratë të përbashkët me përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, kanë ritheksuar rëndësinë e hapjes së negociatave të BE-së me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ata deklaruan se avancimi i rrugës së Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE është çelësi për forcimin, kohezionin dhe qëndrueshmërinë e të gjithë kontinentit evropian.