Arbëri

Vuçiq: S’është e vërtetë se do të takohem me Kurtin, Radojçiqi ka të drejtë të jetojë ku të dojë

Aleksandar Vuciq, dialogu, Vladimir Putin, Rusia
 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të mërkurën se nuk është e vërtetë që një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, është caktuar. Sipas tij, është Kurti ai që po ikën nga takimet.

“S’është e vërtetë. Nuk më ka pyetur askush. Nuk iki unë nga ndonjë takim, kryesisht ai ka ikur nga takimet. Unë nuk ik”, ka thënë Vuçiq në Ivanjicë, kur është pyetur për raportimet se një takim mes liderëve është caktuar, shkruan “RTV”.