Arbëri

Rizvanolli: Nga subvencionet për energjinë janë shpenzuar 23 milionë euro

 

Në tri vendime, Qeveria e Kosovës gjatë muajve të dimrit që shkoi pati ndarë 120 milionë euro për KEK-un dhe subvencionim të energjisë. Nga to, deri tash janë shpenzuar 23 milionë euro, ka bërë të ditur ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, të martën në emisionin “60 Minuta” në KTV.

Sipas saj, 20-milionëshi i parë i ndarë për KEK-un është shpenzuar plotësisht. Nga subvencioni i dyti, prej 10 milionë eurosh, janë shpenzuar tre. Shtatë milionë euro ka thënë se gjenden në llogarinë e KEK-ut. Ndërsa për 90 milionë eurot tjera të ndara, Rizvanolli ka thënë se ato ende janë në Thesarin e Qeverisë.