Arbëri

Serbia insiston se zbatimi i vendimeve nga Qeveria e Kosovës shkakton luftë

Foto: Driton Paçarada/KOHA
 

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka vazhduar të insistojë se implementimi i vendimeve të mara nga Qeveria e Kosovës për reciprocitet në letërnjoftime dhe për kthim të targave ilegale serbe në ato RKS, është shpallje e luftës.

Ai ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare, siç ka thënë, të ndalë kryeministrin Kurti dhe të bëjë presion tek ai që të themelohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe.