Arbëri

Kurti: Për të bërë hapa drejt BE-së, kemi nevojë për Procesin e Berlinit

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të martën se zgjidhja për gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor është Bashkimi Evropian. Në ditën e parë të tryezës së rrumbullakët me Qeverinë e Greqisë dhe gazetën “The Economist”, Kurti ka thënë në Athinë, se për të bërë hapa drejt BE-së, këto vende kanë nevojë për Procesin e Berlinit.

Ai ka theksuar se Procesi i Berlinit mund të sjellë një valë që do të ngriste të gjitha varkat në Ballkanin Perëndimor, përkatësisht një iniciativë me Bashkimin Evropian si vlerë dhe mekanizëm.