Ministria e Shëndetësisë në raportin e fundit ka njoftuar se janë shënuar 205 raste të reja me COVID-19 në Kosovë të shtunën, ndërkaq të dielën 164.
Në raportin e fundit thuhet se janë dhënë 14 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Që nga fillimi janë administruar 1.830.700 doza të vaksinës anit-COVID.
Aktualisht në nivel vendi janë 1012 raste aktive me koronavirus.