Arbëri

VV: Gjendja në veri ka ndryshuar, të tjerët e shfrytëzuan për përfitime

 

Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se e ka ndryshuar gjendjen në veri të Kosovës, për një vit e gjysmë qeverisje. Partia në pushtet ka akuzuar ish-pushtetarët se e kanë shfrytëzuar këtë territor për të siguruar të ardhura për vete e për t’ia mundësuar Serbisë kolonizimin.

“Po integrohet veriu na thoshin politkanët tanë që kishin filluar të investojnë në kriptovaluta, ndërkohë që Serbia po vazhdonte kolonizimin duke ndërtuar lagje të tëra si Lugina e Diellit. Po integrohet veriu na thoshin, gjersa ne ua paguanim qindra miliona euro energji elektrike që ata të hapin rrugë të reja të kontrabandës e t’i shtojnë pajisjet për kriptovaluta. 20 vjet zgjati kjo gjendje. Sa herë thuhej integrim bëhej ndonjë ndarje e mëtejmë. Dikur madje thanë se veriu nuk vyen gjë, duhet ta japim se është dhuratë e Rankoviqit. Ky është pra veriu që na e kanë lënë PDK, LDK, AAK: territor që atyre ju sjell të ardhura e Serbisë mundësi të reja kolonizimi”, thuhet në një video që Vetëvendosje e ka publikuar të shtunën në Facebook.