Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka caktuar çmimet tavan për shitjen e derivateve, për ditën e shtunë.
Sipas vendimit, çmimi maksimal i lejuar i naftës është 1.83 euro për litër, derisa të premten çmimi ishte 1.84 euro.
Ndërsa çmimi i benzinës të shtunën është më i lartë se një ditë më parë. Një ditë më parë çmimi maksimal i lejuar i benzinës ishte 1.75 euro, ndërkaq të shtunën është 1.76 euro.
Çmimi i gazit mbetet i njëjtë, 0.78 euro.
Këto çmime vlejnë nga ora 10:00 e së shtunës dhe janë valide 24 orë.
Ministria pritet të caktojë çdo ditë çmimet tavan për shitjen e derivateve, bazuar në një vendim të mëhershëm të Qeverisë, që u kritikua nga naftëtarët. Sipas vendimit, naftëtarët lejohen të fitojnë 12 centë për litër në shitjet me pakicë dhe 2 centë për litër në shitjet me shumicë.