Arbëri

Pas Gjilanit, edhe Peja rrit çmimin e bukës nga 50 në 60 centë

Foto: Ilustrim
 

Pas Gjilanit, edhe furrat në Pejë kanë rritur çmimin e bukës. Derisa një ditë më parë një bukë 500 gramësh kushtonte 50 centë, të enjten qytetarët kanë paguar 10 centë më shumë.

Pejanët ankohen për rritjen e çmimeve, duke thënë se kjo do t’ua vështirësojë jetesën në këtë kohë, kur të gjitha produktet bazike kanë shënuar rritje.