Arbëri

Prestreshi: Ekonomia kosovare po rrëshqet drejt sistemit socialist

 

Ish-kreu i Autoritetit të Konkurrencës, Valon Prestreshi, deklaroi se me vendosjen e çmimeve tavan për derivatet, Kosova po rrëshqet drejt sistemit ekonomik socialist.

Ai tha në “60 Minuta” të KTV-së të enjten, se Qeveria aktualisht po krijon kartel të çmimeve, duke mundësuar krijimin e precedentëve nga prodhuesit e tjerë në vend.