Arbëri

Një 53-vjeçar vdes në Palasë, dyshohet se pësoi infarkt gjatë notit

Një 53-vjeçar ka vdekur të enjten në plazhin e Palasës pasi dyshohet se ka pësuar infarkt gjatë notit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 8:00. Hetimet kanë nisur për të zbardhur rrethanat se si humbi jetën 53-vjeçari.

Një ditë më parë, një person u gjet i pajetë në bregdetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.1 dhe dyshohet se 80-vjeçari mund të jetë mbytur./EuroNewsAlbania