Arbëri

550 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Descriptive Text

Në Shqipëri në 24 orët e fundit janë regjistruar 550 raste të reja me COVID-19 nga testimi i 1537 mostrave.

Gjatë kësaj periudhe është regjistruar një rast me fatalitet. Bëhet fjalë për një 81-vjeçar nga Tirana.

Janë shëruar 210 pacientë, ndërsa aktualisht janë aktivë me COVID-19, 2164 qytetarë.

Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri janë regjistruar 279.717 raste pozitive me COVID, prej tyre me fatalitet kanë përfunduar 3499 persona, janë shëruar 274.054 qytetarë.