Arbëri

Jakurti: Caktimi i çmimeve tavan për derivate është i duhur, por mund të ketë çrregullim të tregut

Ekonomisti, Edison Jakurti, ka thënë se vendimi i Ministrisë së Tregtisë për caktimin e tavanit për çmimet e derivateve, është i mirëseardhur.

Sipas tij, ajo që mbetet sfidë është implementimi i saj, duke shtuar se përvoja të tilla ka pasur edhe më herët.

Ai ka thënë se kjo është sfidë në secilën politikë dhe se realizimi ka shumë rëndësi.

“Një vështirësi tjetër është caktimi i afatit, sepse është problem kur vendoset një afat mundet me ekzisto çrregullimi i furnizimit me derivate. Unë mendoj që Qeveria duhet të vendosë çmime tavan edhe për produktet bazë për shportën e konsumatorit. Nëse caktojnë kohë që është e vendosur në mënyrë eksplicite mundet me pas tërheqje të produkteve nga tregu dhe mund të ketë çrregullim. Prandaj qeveria duhet të ketë kujdes”, ka thënë ai.

Jakurti ka thënë se Qeveria duhet të ndërhyjë edhe te çmimet kur ka normë të tillë të inflacionit.

Ai ka thënë se kjo është detyrë e Qeverisë dhe e Bankës Qendrore me ligj.

Sipas tij, tërheqja e akcizës është e lehtë të thuhet me gojë por duhet analizë rreth kësaj.

“Unë nuk kam të dhëna nga ATK. Nëse hiqet akciza duhet të jetë e bashkërenduar me çmimin tavan. Kjo duhet të bëhet nëse ka analizë të mirëfilltë”, ka thënë ai.

Jakurti, ka thënë se inflacioni dëmton fillimisht fuqinë blerëse.

Sipas tij, sektorët që janë dëmtuar shumë prej pandemisë janë bizneset në shërbim.

Ai ka thënë se në përgjithësi ka pasur shumë sektorë që janë dëmtuar, por ka pas të tjerë që kanë krijuar potencial për rritje të eksporteve.

“Duhet Qeveria të ketë analiza të shihet se cilët janë sektorët strategjikë që i nevojiten Kosovës siç janë energjia e ripërtrishme.