Arbëri

Shahini: Vitin e kaluar mbetën pa punë mbi 15 mijë punëtorë në Kosovë

 

Më shumë se 20 mijë biznese llogariten se janë mbyllur nga viti 2020 deri në 2021-ën, shkaku i pandemisë Covid-19, ndërsa më shumë se 15 mijë punëtorë mbetën pa punë, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, ka thënë për Ekonomia Online se rënie ekonomike në Kosovë ka shumë fajtorë, duke nisur nga politikat jo të favorshme për investime, burokracia, klima për investime dhe mungesa e promovimit për investime.