Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nis peticioni për tërheqjen nga Trusti

Tërheqja e re nga Trusti, 27.04.2022

Grupi i qytetarëve “Pro tërheqjes 30 për qind të Trustit” ka nisur peticionin për ta mundësuar tërheqjen e propozuar nga Trusti, që në Kuvend dështoi të enjten.

Iniciativa e deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, u rrëzua nga votat e pushtetit. Vetë Haxhiu paralajmëroi se nëse s’kalon me iniciativën e tij “do të kalojë me iniciativë të qytetarëve”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Një ditë pas, në grupin në Facebook është publikuar faqja e peticionit. Organizatorët kanë thënë se do të bëjnë të ditur së shpejti lokacionin ku mund të nënshkruhet peticioni në të gjitha qytetet.

Iniciativën e ka përkrahur deputeti Haxhiu që ka thënë se nisma nëpërmjet peticionit u mundësohet qytetarëve me Kushtetutë të Kosovës.

Për të shkuar në Kuvend duhet grumbullimi i 10 mijë nënshkrimeve. Vetëm në Facebook, ky grup ka grumbulluar mbi 27 mijë anëtarë.

“Ndonëse Kryeministri Kurti shfaqi gatishmëri që këtë të drejtë kushtetuese t'ua mohoj deputetëve duke i trajtuar ata si teknokratë apo robotë të Albinit, kërkesat e qytetarëve nuk mund të shtypen me arrogancën e numrave të pushtetit. Kush hynë në garë kundër qytetarëve çdo herë do të jetë humbës. Shihemi në votimin e radhës për Trustin, deputetë të popullit apo robotë të Albinit”, ka shkruar Haxhiu.

Image