Arbëri

302 punëtorë vullnetarisht largohen nga Telekomi

 

Ka përfunduar procesi i verifikimit të aplikimeve të punëtorëve të Telekomit për shkëputje vullnetare të marrëdhënies së punës. Nga 383 aplikime, 302 është numri final i punëtorëve që janë larguar vullnetarisht nga puna.

Sivjet Telekomi ua ofroi mundësinë punëtorëve të vet një “pako dalëse”. Aty parashihej që kushdo që ishte paraparë të dilte në pension në katër vitet e ardhshme, të pensionohej para kohe dhe të përfitonte 60 për qind të pagës aktuale bruto në periudhën deri në pensionim. Ndërkaq nga pakoja e dytë ishte ofrimi i 24 pagave bruto për këdo që ndërpret kontratat vullnetarisht.