Arbëri

Mot me reshje shiu të premten në Kosovë

 

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se të premten dhe të shtunën në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm, me reshje lokale në disa zona.

Të premten do të ketë mot më stabil derisa në fundjavë rikthehet shiu si dhe do të ketë shkarkime rrufesh dhe stuhi lokale.