Arbëri

Osmani kërkon mbështetje nga Irlanda për anëtarësim të Kosovës në KiE

 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përkrahje nga Irlanda për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, ku ky shtet tani ka udhëheqjen.

Në takimin e zhvilluar të enjten në Bruksel me kryeministrin irlandez, Micheal Martin, Osmani ka njoftuar se është diskutuar për vullnetin e qartë të popullit të Kosovës pro integrimit në Bashkimin Evropian dhe në organizata tjera ndërkombëtare.