Arbëri

Paralajmërohet ndjekja e rrugëve ligjore për ta kontestuar Ligjin për KPK-në

 

Këshilli Prokurorial i Kosovës përmes një reagimi të enjten është shprehur kundër Ligjit për KPK-në, të miratuar sot në lexim të dytë nga Kuvendi i Kosovës.

KPK-ja ka paralajmëruar se do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore për të kontestuar përmbajtjen e këtij Ligji, pasi pretendon se “me këtë Ligj cenohet mandati kushtetues i anëtarëve të Këshillit, do ta pamundësojë funksionalizimin e sistemit prokurorial dhe do ta bëjë atë lehtësisht të ndikuar nga politika”.