Arbëri

Procesohet pagesa prej 100 eurosh edhe për 14 mijë punëtorë të sektorit privat

 

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur të enjten se është procesuar pagesa prej 100 eurosh për mbi 14 mijë punëtorë të sektorit privat, të cilët është dashur të plotësonin edhe kriterin kohor.

Ai ka thënë po ashtu se ata që s’i kanë plotësuar kriteret kanë pranuar vendimin që sqaron përse s’janë kualifikuar për të përfituar nga shtesat prej 100 eurosh që ndau shteti muaj më parë për të gjithë punëtorët në vend, pensionistët e studentët.