Arbëri

IKSHPK: Kemi rritje të rasteve me COVID, vendosni maskat

 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka apeluar qytetarët që të bartin maskat në ambiente të mbyllura si dhe të vijojë vaksinimi pasi ka rritje të rasteve me sëmundje.

“Kosova shënon këtyre ditëve rritje të rasteve të reja të COVID-19 por fatmirësisht nuk ka raste të vdekjeve nga kjo sëmundje. Në vende të ndryshme të botës, po regjistrohen raste të shumta të COVID-19, sepse pandemia COVID-19 nuk ka mbaruar”, thuhet në thirrjen e IKSHPK-së.