Rama për Samitin e BE-së: Çka të kërkojmë atje, të dëgjojmë ‘jo, na vjen keq’

Rama për Samitin e BE-së: Çka të kërkojmë atje, të dëgjojmë ‘jo, na vjen keq’
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut nuk kanë çka të kërkojnë në Samitin e radhës të Bashkimit Evropian, i cili do të mbahet të enjten.
Rama përmes një postimi në Twitter, të martën, ka shkruar se bashkë me liderët e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut ka diskutuar për këtë dhe se kanë ardhur në përfundim se në fund të samitit do të marrin përgjigje negative për çështjet që u interesojnë.
“Kam diskutuar sot me liderët e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut për samitin e radhës të Bashkimit Evropian. Duket se një tjetër ‘Jo, na vjen keq’ do të jetë ajo që do të dëgjojmë në fund. I gjithë Bashkimi është i kidnapuar nga Bullgaria, nuk është një spektakël i mirë për ta shikuar. Çka të bëjmë ne atje?!”, ka shkruar Rama.
We discussed today at length with Serbia's and North Macedonia's leaders about the upcoming EU Summit. It seems that another "No,sorry!" is gonna be what we will hear at the end! The whole Union kidnapped by Bulgaria it is not a good spectacle to watch! What to do there?!
— Edi Rama (@ediramaal) June 21, 2022
Bullgaria ka bllokuar nisjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut për shkak të mosmarrëveshjeve që ka me Shkupin zyrtar për gjuhën dhe historinë. E me këtë, është bllokuar edhe nisja e negociatave me Shqipërinë.
Edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar se sot për takimin online me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski lidhur me pjesëmarrjen ose jo në këtë samit.
Vuçiqi përmes një postimi në Instagram, ka thënë se vendimin do ta zbulojnë të mërkurën.
"Unë fola me Ramën dhe Kovaçevskin këtë mëngjes për samitin e ardhshëm BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel. Ne ramë dakord që, pas konsultimeve me qeveritë dhe këshilltarët tanë, do ta shpallim vendimin nesër në mesditë (e mërkurë v.j.) nëse do të marrim pjesë në këtë takim”, ka shkruar Vuçiqi.
Tri shtetet e “Ballkanit të Hapur” mund ta bojkotojnë Samitin e BE-së
Të enjten do të mbahet Samiti i BE-së dhe Ballkanit Perëndimor dhe ka mundësi që tri shtetet që themeluan nismën “Ballkani i Hapur”, ta bojkotojnë atë.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar se sot ka mbajtur një takim online me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski lidhur me pjesëmarrjen ose jo në këtë samit.
Vuçiqi përmes një postimi në Instagram, ka thënë se vendimin do ta zbulojnë të mërkurën.
"Unë fola me Ramën dhe Kovaçevskin këtë mëngjes për samitin e ardhshëm BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel. Ne ramë dakord që, pas konsultimeve me qeveritë dhe këshilltarët tanë, do ta shpallim vendimin nesër në mesditë (e mërkurë v.j.) nëse do të marrim pjesë në këtë takim”, ka shkruar Vuçiqi.
Mediat në Serbi raportojnë se Maqedonia e Veriut po insiston të bojkotojë këtë ngjarje për shkak të mos nisjes së negociatave për anëtarësim me të dhe Shqipërinë, si pasojë e kundërshtimeve të Bullgarisë me Shkupin zyrtar.
“Serbia e Shqipëria po mendojnë të solidarizohen me Maqedoninë”, shkruan “B92” të martën.
Ndërkohë për konsultimet e së martës mes tre liderëve, ka shkruar edhe Kovaçevski.
“Përpara samitit të ardhshëm BE-Ballkani Perëndimor, sot zhvilluam një takim të jashtëzakonshëm për Ballkanin e Hapur së bashku me kolegët e mi Aleksandar Vuçiq e Edi Rama. Diskutuam për pozicionet kombëtare të secilit vend, perspektivat rajonale dhe dinamikën e procesit të integrimit evropian. Konsultime të brendshme shtesë do të bëjmë nesër në mëngjes kur edhe do të marrim një vendim përfundimtar për pjesëmarrjen tonë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel”, ka shkruar në Facebook, Kovaçevski.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Bërnabiq: Do të këmbëngulim për Asociacionin, Kurti po e dobëson pozicionin

Po kërkohet shkarkimi i bordit të KPMM-së, dyshime se u dëmtua për 9 mln euro buxheti i shtetit

Opozita e fajëson Qeverinë për kapje të AKP-së

Gjashtë vjet nga rrënimi i murit në veri të Mitrovicës

Mot me diell gjatë ditës dhe reshje bore në mbrëmje të dielën në Kosovë

Ligji i premtuar për transplantim organesh s’është në plan as sivjet

Fëmijët e verbër pa kushte për mësim, shteti hesht e prindërit paguajnë

Çmimet do të rriten edhe sivjet, ngritja e pagave konsiderohet e pamjaftueshme

Kushtet e Kurtit dhe pikat e Vuçiqit – pasojë e presionit për Asociacion

AGK-ja kërkon proces të ri për zgjedhjen e drejtorit të televizionit të RTK-së

Kurti i përgjigjet Escobarit: Çështja e Asociacionit, tek pas njohjes
