Distanca mes Velipojës në Shqipëri dhe Ulqinit në Mal të Zi është aktualisht 73 km, ndërkaq me urën e re e cila do të ndërtohet, ajo do të shkurtohet në 1 km.
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook të shtunën se ura do t’i lidhë 34 km plazh me rërë, derisa ndërtimi i saj do të përfundojë në gusht të vitit 2024.
Abazoviq ka dhënë edhe detaje të tjera të projektit i cili është bërë publik ditë më parë nga ai dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Sipas tij, gjatësia e urës do të jetë 310 metër, ndërkaq gjerësia do të jetë 17m.
NOVI PODACI O MOSTU NA BOJANI ⬇️ 1️⃣ Ukupna dužina mosta iznosiće 310m, a raspon između dva noseća stuba će biti 139m...
Posted by Dritan Abazović on Saturday, June 18, 2022