Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Organizatat e dala nga lufta thërrasin protestë për 16 qershor

Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së kanë thirrur protestë për të enjten (16 qershor) para objekteve të Kuvendit dhe Qeverisë, pas votimit në parim të Projektligjit për pagën minimale, e në të cilin nuk janë përfshirë pensionet e veteranëve.

Nëpërmjet një njoftimi të përbashkët të tri organizatave: Organizatës së Veteranëve të Luftës, Shoqatës së Familjeve të Dëshmoreve dhe Shoqatës së Invalidëve të Luftës, bëhet e ditur se protesta do të nisë në orën 9:30.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

"Për shkak të këtij turpi të deputetëve të Kuvendit, Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, ftojnë protestë gjithëpopullore para institucioneve (Kuvend e Qeveri) ", thuhet në njoftim.

Të martën, Kuvendi i Kosovës e votoi në parim Ligjin për pagën minimale. Pro tij votuan 68 deputetë, kundër nuk pati e abstenuan 6 deputetë. Nga komunitetet, deputetët e Listës Serbe votuan pro, e Grupi Multietnik abstenoi.