Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar në parim Ligjin për pagën minimale, të martën.
Pro votuan 68 deputetë, kundër nuk kishte e abstenuan 6.
Nga komunitetet, deputetët e Listës Serbe votuan pro, kurse votat abstenim erdhën nga Grupi multietnik.
Për këtë ligj ishte debatuar shumë kohëve të fundit, madje edhe ishte organizuar një protestë nga organizatat e dala nga lufta, pasi pensionet e veteranëve nuk ishin përfshirë në ligj.
PDK-ja e bojkotoi këtë seancë me arsyetimin se po u bëhet e padrejtë veteranëve.
U.d. i kryetarit të OVL-UÇK, Faton Klinaku, paralajmëroi të hënën deputetët me pasoja nëse e votojnë kë ligj, pa treguar se cilat mund të jenë ato, ndërkohë ftoi veteranët të jenë në gjendje gatishmërie.
Të hënën e kaluar, veteranët protestuan para Kuvendit të Kosovës, me kërkesën që pensioni i veteranit të përfshihet të Projektligjin për Pagën Minimale. Projektligji nuk kaloi për shkak të mungesës së kuorumit në Kuvend, ndërsa pritet të votohet këtë të martë.
Edhe
Miratohet Ligji për pagën minimale
Në projektligjin për pagën minimale, veteranët nuk janë përfshirë. Më herët, pensioni i veteranëve ishte i lidhur me pagën minimale. Pushteti thotë se ndarja mes pensionit dhe pagës minimale është bërë para pesë vjetësh.
Me projektligj, parashihet që paga minimale të rritet në 264 euro bruto.
Kuvendi e miratoi në parim edhe Projektligjin për ndryshimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore. Pro votuan 62 deputetë, kundër dhe abstenim nuk kishte.
-
Vota e Vetëvendosjes: Pensioni i veteranit të UÇK-së s’mund ta mbërrijë pagën minimale
-
S’ka pensione në vlerë të pagës minimale, veteranët paralajmërojnë rinisjen e protestave
-
Kushtetuesja s’gjen shkelje në Ligjin për pagën minimale
-
Partia në pushtet zotohet t’i trajtojë me ligj të veçantë veteranët e UÇK-së