Arbëri

Të martën hidhet në votim Projektligji për pagën minimale, të enjten për Trustin

Foto: Alban Bujari/KOHA
 

Të martën do të hidhet për votim ndryshim-plotësimi i ligjit për pagën minimale. Kreu i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, deklaroi të hënën se ky projektligj, i sponsorizuar nga Qeveria, duhet të hiqet nga rendi i ditës, pasi është diskriminues me mospërfshirjen e pensioneve të veteranëve të UÇK-së.

Tahiri tha se lënia e veteranëve të UÇK-së jashtë këtij ligji, është e ndjeshme dhe si të tillë, PDK-ja nuk do ta mbështesë.