Arbëri

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën për një varg pikash

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do ta mbajë të hënën mbledhjes e radhës, në të cilën do të konfirmohet rendi i ditës për seancën e re plenare. Mbledhja është paraparë të nisë në orën 11:00, njofton Kuvendi.

pos pikave të shumta të papërfunduara nga seancat e kaluara plenare, Kryesia do ta shqyrtojë edhe votimin në parim të projektligjit për pagën minimale, emërimin e komisionit për mbrojtje të konkurrencës e zgjedhjen e pesë zëvendësve të Avokatit të Popullit

Të hënën e kaluar, Kuvendi i Kosovës tentoi ta votonte projektligjin për pagën minimale, por që kjo pikë u shty si pasojë e situatës së krijuar jashtë Kuvendit, ku veteranë të UÇK-së, protestuan. Kerkesë e tyre ishte që pensioni prej veterani të futet në projektligjin për pagë minimale.