Arbëri

AIP-ja ia ndalon vëzhgimin me kamera Ministrisë së Shëndetësisë

 

Agjencia për Informim dhe Privatësi ia ka ndaluar përpunimin e të dhënave personale përmes vëzhgimit me kamera Ministrisë së Shëndetësisë.

Përmes një njoftimi në Facebook të premten, AIP-ja ka konstatuar se MSH-ja, në cilësinë e kontrolluesit, ka përpunuar të dhëna personale përmes sistemit të vëzhgimit me kamerë në kundërshtim me kriteret e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.