Të enjten, me fillim prej orës 12:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë do të organizohet Parada/Ecja e Krenarisë.
Parada do të përmbyllet me një koncert në platenë Pallatit të Rinisë dhe Sporteve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoJava e Krenarisë 2022 nisi më 6 qershor. Edicioni i gjashtë i kësaj jave erdhi me sloganin “Edhe n’shtet, edhe n’shpi”. Personat LGBTQI+ organizojnë këtë javë me synimin për të treguar se janë qytetarë të shtetit e të çdo familjeje kosovare. Sipas organizatorëve, slogani pasqyron praninë dhe ekzistencën e mohuar të personave LGBTQI+ si në shtet, edhe në familje.
Java e Krenarisë është ngjarje që mbahet në ambiente të jashtme në të cilën përmes festës bëhet thirrje për pranimin e personave homoseksualë, biseksualë, transgjinorë dhe të tjerë në shoqëri.