Arbëri

PDK-ja kërkon tërheqjen e projektligjit për pagën minimale

Foto: Driton Paçarada/KOHA
 

Partia Demokratike e Kosovës i bëri thirrje Qeverisë, të hënën, që ta tërheqë projektligjin për pagën minimale, ta ndryshojë e më pas ta ridërgojë në Kuvend për votim.

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, deklaroi të hënën në Prishtinë, se në këtë projektligj nuk janë përfshirë veteranët e UÇK-së, gjë që sipas tij, është e papranueshme të lihen anash.