Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet të hënën prej orës 10:00, ku pritet të caktohet data e seancës së re plenare.
Po ashtu do të ketë edhe vazhdim të dy seancave plenare, prej orës 11:00, ku ndër të tjera në rend dite do të jetë votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale.
Në rend dite do të jenë pika nga dy seanca të papërfunduara.
Pikat e papërfunduara të seancës së mbajtur më 5, 11 dhe 13 maj:
5. Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore,
6. Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022,
7. Emërimi i Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës,
8. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga komuniteti shqiptar.
Pikat e papërfunduara të seancës së mbajtur më 26 maj:
4. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për provimin e jurisprudencës,
5. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,
6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Pijet e Forta Alkoolike,
7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Krijimin e Infrastrukturës Kombëtare të Informacionit Hapësinor në Republikën e Kosovës,
8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Mbeturinat nga industritë nxjerrëse të mineraleve,
9. Zgjedhja e pesë zëvendësve të Avokatit të Popullit,
10. Zgjedhja e një anëtari të Komisionit të Pavarur për Media.