Arbëri

Dëshmitë e familjarëve: Të punësuarit shqiptarë në spitalet e Turqisë, pjesë e pazareve

Folegjenda: Dramat që familjarët e pacientëve i kanë rrëfyer për KOHËN dëshmojnë për një program të keqmenaxhuar, të pakontrolluar, e që ka derdhur miliona jashtë shtetit
 
Ky tekst është Premium por sot mund ta lexoni pa pagesë!

Mosmbikëqyrja që ka Fondi i Sigurimit Shëndetësor mbi trajtimin e pacientëve që trajtohen jashtë vendit bën që familjeve t’u kërkohen para kesh e të mbesin pa zgjidhje në Turqi. Gjatë hulumtimit, KOHA i ka intervistuar shumë familje që kanë përvoja të tilla. Ata thonë se u janë kërkuar para e janë mashtruar, sidomos nga punëtorët shqiptarë që spitalet në Turqi i kanë punësuar për shkak të numrit të madh të pacientëve nga Kosova. Tri rrëfime të familjarëve të pacientëve dëshmojnë se si “tarifa” e tyre shkon prej 20 a 30 mijë euro, e “marrëveshjet” bëhen si pazare

Rrëfimet e familjeve që kanë pasur përvoja me Programin për Trajtim Jashtë Institucioneve Publike, shpërfaqin dështimin e secilit mekanizëm të shtetit mbi të.

Ky program është në kuadër të Fondit të Sigurimit Shëndetësor qysh prej vitit 2018, kur u krijua Fondi si organizatë e pavarur buxhetore. Prej vitit 2005, ka funksionuar në kuadër të Agjencisë për Financimin e Shëndetësisë brenda Ministrisë së Shëndetësisë.