Arbëri

Ministrisë së Arsimit i kërkohet të bëjë vlerësimin e mësimdhënësve në vend

 

Organizata “Teach For Kosovo” këtë të enjte ka lansuar projektin “Future Of Education”, me temën “Korniza e Vlerësimit të Performancës së Mësimdhënësve”, e cila ka për synimin rritjen e cilësisë së mësimdhënësve në institucionet arsimore të vendit.

Në këtë konferencë u kërkua që gjatë këtyre viteve të bëhet vlerësimi i përgjithshëm i mësimdhënësve e që numri i tyre në përgjithësi në Kosovë është 22 mijë, por se vetëm 400 prej tyre janë vlerësuar për performancën e tyre, derisa është theksuar të shqyrtohen edhe licensat që janë dhënë.