Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 20 raste të reja me COVID-19 nga 679 testime të kryera, derisa raportohet se nuk ka pasur të vdekur.
Më së shumti raste të reja janë regjistruar në Tiranë – 15. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë 313 raste aktive në gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim tre pacientë. Janë shëruar 20 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit.
Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 276.121 raste pozitive, prej tyre 272.311 janë shëruar, 313 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e kanë humbur 3.497 pacientë.