Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq në një postim në Twitter ka thënë se në periudhën e ardhshme Mali i Zi dhe Kosova duhet të konkretizojnë disa projekte me interes të përbashkët në fushën e ekonomisë dhe transportit.
Abazoviq ka thënë se ka biseduar për këtë me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në margjinat e Samitit të Demokracisë të Evropës Juglindore të mbajtur në Budvë.
“Detyra e përbashkët e Malit të Zi dhe Republikës së Kosovës është që në periudhën e ardhshme të konkretizojnë disa projekte të interesit të përbashkët në fushën e ekonomiste dhe transportit. Ishte kënaqësi të bisedoja me presidenten Vjosa Osmani në margjinat e Samitit të Demokracisë të Evropës Juglindore në Budvë”, shkroi Abazoviq.
Zajednički zadatak Crne Gore i Republike Kosovo je da se u narednom periodu konkretizuju projekti od zajedničkog interesa u oblasti ekonomije i saobraćaja. Danas mi je bilo zadovoljstvo o tome razgovarati sa predsjednicom ?? @VjosaOsmaniPRKS, na marginama SEE|DEM u Budvi. pic.twitter.com/P7rH46EZoR
— Dr Dritan Abazovic (@DritanAbazovic) May 30, 2022
-
Abazoviq takohet me Osmanin: Mali i Zi po promovon bashkëpunimin dhe pajtimin në rajon
-
Abazoviq: Shqiptarët kurrë nuk kanë qenë të përfaqësuar më mirë në Mal të Zi
-
Abazoviq: Marrëveshja ime me Kishën Ortodokse Serbe, model për Kosovën
-
Osmani: Serbia po i bën obstruksion zbatimit të marrëveshjes
-
Osmani pret Abazoviqin