Arbëri

Tahiri: Javën e ardhshme pritet të diskutohet në Kuvend për Trustin

Anëtari i Kryesisë së Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se të enjten e 9 qershorit pritet të mbahet seanca e re ku do të diskutohet çështja e tërheqjes së mjeteve të kursimeve nga Trusti.
Foto: Alban Bujari / KOHA
 

Anëtari i Kryesisë së Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se të enjten e javës së ardhshme, pritet të mbahet seanca e re ku do të diskutohet çështja e tërheqjes së 10 deri në 30 për qind të mjeteve të kursimeve nga Trusti.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, të hënën, Tahiri ka thënë se nuk ka pasur kuorum që të përcaktohet seanca e radhës, por është rënë dakord që vazhdimi i seancës me pikat e papërfunduara të mbahet gjatë javës së ardhshme, e pas saj të caktohet edhe data për seancën ku pikë e rendit të ditës do të jetë Trusti.