Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Opozita kritikon Qeverinë për neglizhencë në raport me “Trepçën”

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, në një intervistë për EkonomiaOnline, ka kritikuar Qeverinë për neglizhencë totale në raport me ndërmarrjen publike “Trepça”.

Shala, që është kryetar i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, ka thënë se situata në “Trepçë” është jashtëzakonisht shqetësuese.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Janë dhjetëra miliona euro që Trepça i ka borxhe operatorëve privatë dhe institucionalë. Ka dhjetëra miliona euro që ka obligime ndaj KPMM-së dhe Trustit. Kemi një neglizhencë totale të Qeverisë në raport me Trepçën dhe nuk kemi asnjë veprim konkret sa i përket projekteve zhvillimore dhe stabilitetit afatgjatë të kësaj ndërmarrjeje. Është mbijetesë ekonomike dhe nuk kemi asnjë projekt afatgjatë”, tha Shala.

E deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, tha se gjendja buxhetore në Trepçë është e rëndë, dhe se punonjësve nuk i është paguar Trusti.

Ai thotë se Qeveria duhet t’i qaset zhvillimit të kësaj ndërmarrjeje.

“Aksionar i Trepçës është Qeveria dhe mendoj që duhet të zhvillohet dhe të trajtohet më ndryshe, e sidomos nga kjo Qeveri që ka ardhur me premtime që do të bëjë zhvillimin e Trepçës. Duhet të ndryshohet gjendja”, tha Lekaj.