Arbëri

Peci premton politika dhe masa të duhura bujqësore për çdo regjion të vendit

 

Me avancimin e bashkëpunimit në mes nivelit qendror dhe atij lokal, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural synon krijimin e politikave të duhura zhvillimore bujqësore, duke krijuar kështu kushte të favorshme për zhvillimin dhe avancimin e sektorit të bujqësisë në çdo regjion të vendit. Kështu është shprehur të premten ministri i këtij dikasteri, Faton Peci.

Në një takim me kryetarin e Klinës, Zenun Elezaj dhe atë të Istogut, Ilir Ferati, Peci është njoftuar për zhvillimet e përgjithshme në sektorin e bujqësisë në këto komuna.